VIDEO/ Përfundon vendosja e Urës së Madhe në Kukës, vijojnë punimet për të mundësuar qarkullimin e automjeteve
Ka përfunduar vendosja e Urës së Madhe të Kukësit mbi lumin Drin.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet të cilat vijojnë ende për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve. Aktualisht po vendosen shtresat e stabilizantit dhe po bëhet asfaltimi i tyre.
Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës. Me një hark me çelik “Corten”, ura ka një gjatësi totale prej 310 metrash, lartësi prej 56 metrash dhe peshë rreth 5 mijë ton.
Rreth një muaj më parë gjatë një inspektimi të kryer, Rama e cilësoi urën si një vepër të rëndësishme arkitekturore.
AlbaniaWeb.net