Çfarë fshihet pas uniformës blu? Polici tregon sfidat: Njerëzve me pushtet u prishet qetësia, telashe…
Komandanti i policisë tregoi në “Punë Pa Teka” sfidat e profesionit, të cilat i prekin që në momentin që veshin uniformën.
Gjatë diskutimit me Kristi Gongon ai u ndal tek aksionet e policisë tek njerëzit me pushtet, teksa shton se ‘prishja e qetësisë së tyre’ sjell pasoja.
“Ka 28 vite që jam në polici. Policia ka ndryshuar gjithmonë. Tani duhet komunikimi, kërkesa është rritur, rregullorja është ndryshuar. Kisha dëshirë të futesha në polici, të tjerët iknin me ambasada. Unë qëndrova për tu bërë polic. Ka ditë me problemet nga më të ndryshmet.
Ka edhe njerëz që janë me pushtet që u prishet qetësia. Më ka mbajtur vetëm korrektësia, të zbatosh ligjin. Sado le të bëjë presion, nuk ka çfarë të bëjë në qoftë se ndjek ligjin.
Probleme do të kesh, telashe, se shqetësimet mund të vijnë edhe pas turnit. Fëmijët i kam jashtë, rrinë në merak për mua. Pyesin çdo ditë. Edhe gruaja ka shqetësim për mua, kur nuk i përgjigjem në telefon bëhet merak”, tha komandanti i policisë.
Drejtori i komisariatit numër 2 tha se konfliktet në familje janë të shpeshta.
“Ne si këto raste i kemi një herë në dy tre ditë. Raste që ka konflikte në familje, të shpeshta. Kur është dhunë në familje, policia kalon në alert”, tha drejtori i komisariatit numër 2.
Një nga policet që shoqëroi Kristin në ditën e parë të punës, zbuloi disa detaje.
Për “Punë Pa Teka” ajo tha se fillimisht ka punuar edukatore, por pasioni për policinë e bëri që ta zgjidhte.
“Një grua police është e vështirë të jesh. Të gjitha janë të barabarta, por ke të bësh me shumë persona. Shumë tërhiqen sepse kërkojnë vetëm që të jemi ne prezentë aty, me shpresën se situata do të ndryshojë. Dhunë në familje do të veçoja. Na prekin si situata.
Jo vetëm gratë dhunohen, edhe meshkujt dhunohen nga gratë. Jo vetëm fizike por edhe psikologjike, përshembull që ‘do të marr fëmijët do të largohem’. E kam nisur si punë të dytë, kam kaluar nga një profesion shumë i qetë në një profesion adrenalinë.
E kam pasur pasion që e vogël policinë, por mendoja që të kisha një shkollë më përpara. Kam punuar tre vite si edukatore. Kur shihja femrat me uniformë policie që shtoheshin. Thoja më pas çfarë kanë më shumë se unë”, tha policja.
AlbaniaWeb.net