Dhërmi/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit! Dy punonjësit transportohen në Tiranë
Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi ranë në kontakt me energjinë elektrike rreth orës 17:25.
Pronari i hotelit A. M., rreth 40 vjeç ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve, ndërsa dy punonjësit do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, për tre shtetasit të cilët ranë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një hoteli në Dhërmi, ju informojmë se shtetasi A. M., rreth 40 vjeç, pronari i hotelit, ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve, ndërsa dy punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, sipas policisë.
AlbaniaWeb.net