“Kam rënë në grackat e Eglës”/Meritoni:Ajo ka tension, s’ka arritur finalen
Marrëdhënia mes Egla Cenos dhe Meriton Mjekiqit u diskutua mbrëmjen e sotme në ‘Big Brother VIP Albania’. Egla u shpreh se Meritoni e ka dhunuar psikologjikisht, ndërsa ky i fundit pranoi se ka rënë në grackën e aktores.
Biseda:
Egla: Një ndjesi shumë e shëmtuar, gjitha dita nga mëngjesi në darkë, duke pasur një njeri që të dhunon psikologjikisht, vërtet një dhunë psikologjike. U mundova me kërcim, apo diçka tjetër për të dalë nga një lloj atmosfere, zgjati deri në darkë, dy vakte që kam ngrënë i kalova duke thënë ‘të lutem mu largo’.
Unë kam thënë që mes Julit dhe Meritonit, e fiton ky i fundit, sepse ka qenë më i aktivizuar në kohë, por kjo peshë që duket këtu. Mendoj që unë ja thashë pastër fare pasi ai u zgjodh finalist.
Meritoni: Unë e shoh që do të viktimizohet, e shoh të tensionuar sepse nuk është ende finaliste. Kur Ori e ngriti në piedestal duke i thënë super-lojtare doli si e indinjuar, pastaj doli duke i qëndruar afër Françeskës, Heidit pas debateve të forta që kanë paur. Duke bërë punët në shtëpi, kjo që s’ka prekur punë me dorë. Duke i hapur dernë me elegancë Julit, duke i qëndruar afër Romeos.
Egla: Ma shpif kur flet Meritoni.
Meritoni: O top sheqeri i shtëpisë, pse je mërzitur. Kjo po mundohet të arsyetojë gjithë rrugëtimi ne saj, por duke iu larguar asaj që Ori i tha me tëdrejt, super-lojtare. Ka pësuar ndryshim 360 gradë, nuk është kjo Egla që ofendon etj. Nuk e ndjej veten të rrezikuar, por e pranoj që kam rënë në grackat e Eglës. Është ajo që më ka vënë termin përndjekës.
Egla: Je edhe dhunues në fakt.