Sun, Nov 24, 2024

Kristi flet për babain në Ferma VIP: Roberti hyri që të bëhet sërish fëmijë

  • PublishedMay 18, 2024

Robert Aliaj Dragoti është tashmë banor i “Ferma VIP”. Ai hyri mbrëmjen e kaluar, duke lënë të surprizuar banorët. I ftuar në ‘Ferma Club’, djali i Robertit, Krist Aliaj u shpreh mjaft optimist për hyrjen e babait, duke e cilësuar si “qershia mbi tortë” e çdo ambjenti ku ai ndodhet.

“Berti di shumë mirë ku ta preki shoqërinë shqiptare. E ka atë eksperiencë. e vetmja nevojë që pash unë te Berti është çlirimi nga personi adult. Shoh një si fëmijë që po rikthehet, në mënyrën si kthehet. Më ka pëlqyer roli i Bertit, kompolet në kontrast me eksperiencën time në reality show. Sepse kam tendencën t’i krahasoj. Berti ka shumë intuitë të lartë. Nuk është objektivi numër një fitorja, hyri që të bëhet sërish fëmijë. Berti është shumë aktiv në bace. Kemi patur pula dhe një serë. Publiku nuk e ka parë kurrë në këtë dimension”, u shpreh Kristi.

Ndërkohë Roberti ka dhënë një intervistë vetëm pak momente para se t’i bashkohej Fermës, ku ka thënë:

“Në atë që pashë nga Ferma VIP u befasova. Më pëlqen shumë ferma, fshati, miqësia, situata familjare që pashë aty. Nuk pashë njerëz që kafshojnë njëri tjetrin. Ky ishte iluzioni që krijova. Po hy që të bëj qef me lopët dhe pulat. Nuk jam për garë, jam për të bërë kokrrën e qefit. Do më marrë merr malli për vajzën. Është shumë sensiteve për çështjet e natyrës. Bashkëshortja më tha sillu mirë. Do e mbaj fjalën se kemi një jetë bashkë”.