Mon, Nov 25, 2024

Pjesë e skuadrës që në vitin 2016, mesfushori “divorcohet” nga Arsenali

  • PublishedMay 18, 2024

Largim i rëndësishëm nga radhët e Arsenalit. Mohamed Elneny do luajë ndeshjen e fundit me londinezët, më përballjen ndaj Everton. Mesfushori i njohur, është pjesë e kësaj skuadre që nga viti 2016, duke dhënë kështu një kontribut të rëndësishëm.

“Topçinj, unë jam këtu sot për t’ju dërguar një mesazh, për t’ju thënë lamtumirë dhe ju falënderoj për gjithçka që keni bërë për mua”.

“Dashuria, mbështetja dhe mirësia. Me të vërtetë do të më mungoni shumë dhe do të jeni përgjithmonë në zemrën time”.

“Doja të të thosha se sa shumë ju dua, sa shumë do të thotë për mua dhe nuk do ta harroj kurrë mënyrën se si më mbështetet”.

“Do të ju shoh të dielën në Emirates Stadium për t’ju thënë lamtumirë ballë për ballë”, ka thënë Elneny në një video emocionuese.

 

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net