Sun, Nov 24, 2024

Plani për ekzekutimin e Ervis Martinajt/ Durim Bami në aleancë me Leonard Dukën dha Fatmir Hysenin me qëllim vrasjen e bosit të lojërave të fatit

  • PublishedMay 18, 2024

Detaje të reja kanë dalë në dritë për dy grupet rivale, ai i Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës me aktivitet kriminal në disa zona të vendit.

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur disa prej ngjarjeve kriminale në vend, ku grupi kriminal i Leonard Dukës dhe Durim Bamit në bashkëpunim me Fatmir Hysenin organizuan planin për vrasjen e Ervis Martinajt.

Sipas hetimeve, në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi Durim Bami i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka.

Grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit Ervis Martinaj dhe që drejtohet nga shtetasit Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.


AlbaniaWeb.net