Trajneri De Rossi mesazh tifozëve: Pak ndërhyerje në merkato, kemi grup cilësor
Trajneri i Romës, De Rossi njoftoi tifozët se në merkaton e verës nuk do ketë shumë afrime.
“Në epokën e Fair Play Financiar ne të gjithë jemi të kushtëzuar nga të ardhurat, mes të drejtave televizive dhe Champions League. Tani për tani nuk kemi folur për buxhetin por kemi ndarë dëshirën për ta shpenzuar mirë. Nuk ka nevojë të shpenzojmë shumë, përpara kemi ekipe që kanë shpenzuar më pak. Duhet të vlerësojmë edhe ato që kemi” – Tha ai.
“Kontrata ime? Nuk presim askënd. Ne jemi duke biseduar. Kisha kaq shumë gjëra për të bërë, kjo është gjëja e fundit në mendjen time. Na u deshën 10 minuta për të arritur një marrëveshje për pagën dhe kohëzgjatjen” – Shtoi De Rossi.
(J.S/)