Trajneri i Bayern: Doja fund tjetër, ky sezon pa trofe nuk ishte pozitiv
Numri një i stolit të Bayern, Tomas Tuchel doli në konferencë në prag të ndeshjes së fundit të kampionatit ndaj
“Nëse do të më duhej ta analizoja sezonin me një fjali, padyshim mund të them se një sezon pa titull me një Bayern që nuk është i kënaqshëm. Natyrisht ka pasur edhe një performancë zhgënjyese në Kupën e Gjermanisë dhe ne marrim përgjegjësinë e plotë për këtë.
Ne jemi të dytët në Bundesliga dhe ende po luftojmë për atë vend. Ne patëm gjithashtu një problem të madh dëmtimet gjatë gjithë sezonit. Sezoni i Champions League ishte perfekt deri në minutën e 87-të të ndeshjes në Madrid. Ia vlen t’i hedhim një vështrim të diferencuar sezonit. Ne kurrë nuk do të shmangim përgjegjësitë tona, por ne kemi të drejtë të dalim nga këta 15 muaj me kokën lart”-deklaroi Tuchel.