Videoja e dhunës/ Personazhet reagojnë ndaj Diddy: Lutemi për viktimat
Ndërsa pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit, personazhe të famshëm kanë reaguar për videon që nxori zbuluar reperin Diddy, ku shihet teksa dhunon ish-të dashurën e tij. Teksa ka shpërndarë në rrjete sociale videon me pamje të rënda, modelja Emily Ratajkowski e quajti Diddyn një ‘përbindësh’.
Aubrey O’Day, e cila dikur ka punuar me Diddyn, por ka qenë e ashpër dhe kritike ndaj tij në vitet që kur e pushoi nga grupi i këngës Danity Kane në 2008, shkroi në X: “Pamjet janë të qarta”.
Ajo shtoi: “Të mbijetuarit e abuzimit ose kushdo që mund të mos dëshirojë të shikojë (imazhet janë shqetësuese). #Cassie #diddy #kimporter. Lutje për të gjitha viktimat e tij”.
Rivali i Diddy, 50 Cent, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, shkroi në Tëitter me sarkazëm: “Tani jam i sigurt që Puffy nuk e bëri këtë, ai është i pafajshëm, kjo nuk dëshmon asgjë. Kështu do të thonë avokatët e tij, Zoti na ndihmoftë të gjithëve”.
Themeluesi i Bad Boy Records akuzohet për përdhunim, abuzim dhe trafikim, në një padi të ngritur nga këngëtarja Cassie. Kjo e fundit thotë se ai përdori rrjetin e tij të fuqishëm për ta mbajtur atë me forcë në një marrëdhënie të dhunshme. Cassie, emri ligjor i së cilës është Casandra Ventura, ka qenë në një lidhje me Combs për më shumë se një dekadë!