Arma e gjahut që po pastronte dyshohet se iu shkrep aksidentalisht, ndërron jetë 50 vjeçari në Maliq (EMRI)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq rreth orës 20:00 ku 50 vjeçari Taulant Myftarlli ka humbur jetën teksa pastronte armën e gjahut tip “çifte”.
Dyshohet që arma të jetë shkrepur aksidentalisht teksa 50 vjeçari e pastronte.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.
AlbaniaWeb.net