Laçi qëndron në Superiore, triumfon në Kurbin ndaj Flamurtarit
Laçi do të luajë në Superiore vitin e ardhshëm. Të besuarit e Armando Cungut mundën 3-1 Flamurtarin në Kurbin, në ndeshjen e “Play Out”.
Rasti i parë serioz i takoi minutës së 11-të. Kurbinasit ishin afër golit të avantazhit, vetëm shtylla ndali Sobouejll. Loja ishte mjaft e luftuar, ndërsa në të 27-tën nuk mungoi as tensioni në fushë. Në të 34-tën Ujka provoi nga distanca, pa rezultat.
Kurbinasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë një skemë perfekte. Një top i Kryeziut për Melon, me brazilianit që me një goditje të bukur dërgoi topin në rrjetë.
Në miutën e 64-të, fati i buzëqesh vlonjatëve, një autogol i Dajkos sjell golin e barazimit. Në fund, skuadrat u vendosën në kërkim të golit, gjithsesi rezultati mbeti i pandryshueshëm.
Në minutën e 108-të, Lacci fiton penallti pas një prekje të topit me dorë në zonë të kundërshtarit, 11-metërsh i përkthyer në gol nga Melo. Në fund, laçjanët festuan qëndrimin mes të mirëve edhe me një gol të Mjakit. Në krahun tjetër, Flamurtarit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të mendojë për sezonin tjetër.