Lufta për lojërat e fatit në Vlorë/ Saga e atentateve për të kontrolluar kumarin, SPAK çon për gjykim 4 persona
Marrja e pushtetit për lojërat e fatit në qytetin e Vlorës , që prej marsit 2023 ka dyshimet se drejtohet në këtë qytet nga Ines Hajrulla dhe shoku i tij Ervis Matodashi, janë shkaqet se përse u porosit vrasja e tyre kundrejt pagesës.
Ky është konkluzioni hetimor i SPAK , në krye të nëntë muajve nga arrestimi i Amarildo Nikollit, që pranoi se ishte porositur nga Leonard Luzi për të vrarë dy vlonjatët, njëri i njohur ndryshe si Ini i Cones dhe tjetri me nofkën Coke qorri.
Duke i konsideruar si një grup kriminal SPAK njofton se Leonard Luzi, Amarildo Nikolli, Muharem Koroveshi dhe Erio Zejno duhet të gjykohen nga gjykata kundër krimit të organizuar në Tiranë për akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje kundër Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrullës.
SPAK thotë se në 22 mars 2033 në qytetin bregdetar u vra Erigert Zejno dhe më pas për këtë ngjarje përfunduan nën pranga Ervis Matodashaj, Nadir Ferko dhe Altin Sejdiraj. Por pa kaluar shumë kohë prokuroria pushoi akuzën për Matodashaj.
Në këtë pikë SPAK ka bindjen se ka mbledhur prova që kushëriri i të ndjerit, Leonard Luzi u financua nga një person tjetër për të vrarë Matodashaj dhe Hajrullën ndaj dhe pajtoi Nikollin si ekzekutor dhe dy të tjerët si ndihmës që e furnizuan me armë dhe kishin garantuar transportin e tij pas atentatit.
Por atentati pavarësisht shumës përmbi 200 mijë euro të premtuara nuk u realizua përmendet në hetime mbasi qitësi u arrestua nga policia e Vlorës.
AlbaniaWeb.net