Doli 10 mln lekë minus në kioskën ku punonte, merret peng dhe dhunohet 20-vjeçari në sheshin ‘Skënderbej në Tiranë.
Një 20-vjeçar është marrë peng nga dy persona të tjerë në mes të sheshit ‘Skënderbej’ në Tiranë.
Burime për gazetaren Dorjana Bezat bëjnë me dije se 20-vjeçari që punonte në një kioskë në qendër, është marrë peng pasi ka dalë 10 mln lekë minus nga xhiroja.
Dyshohet se menaxheri Denis Baxhaku, bashkë me Ermand Hoxhën dhe Teo Kolemiçon, morën peng dhe dhunuan 20-vjeçarin ende të paidentifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, ndërsa hetimet vazhdojnë.
AlbaniaWeb.net