Kandidatura e përbashkët me Serbinë për Euro U-21, Tifozat Kuqezi nuk “qëndrojnë duarkryq”, protestojnë para FSHF-së (VIDEO+FOTO)
Kandidatura e përbashkët e Federatës Shqiptare të Futbollit me Federatën e Futbollit të Serbisë për organizimin e Euro 2027 për U21, ka sjellë reagimin e madh të tifogrupit, Tifozat Kuqezi. TKZ shkruan se do të kundërshtohet çdo nismë, e cila ka si synim rregullimi ne marrëdhënieve me një vend që gjithmonë ka luftuar kundër Shqipërisë.
“Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet ti rregulloj imazhin një populli barbar e gjenocidal. Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë” – Shkruan TKZ. Mbështetësit e Kombëtares nuk kanë “qëndruar duarkryq” duke postuar vetëm në rrjetet sociale, pasi tashmë po protestohet edhe para selisë së FSHF-së.
(J.S/)