Tue, Nov 26, 2024

Milan sakrifikon mesfushorin francez për të mbajtur yjet

  • PublishedMay 20, 2024

Francezi Ismael Bennacer mund të jetë futbollisti i sakrifikuar nga Milan këtë verë për të ruajtur yjet si Rafa Leao, Mike Maignan e Theo Hernandez. Mesfushori 26-vjeçar pritet të lërë kuqezinjtë këtë verë për t’u transferuar në Arabi, ku ka mjaft admirues.

Duket se edhe vetë Bennacer është i interesuar për Ligën Arabe, e cila po rritet me shpejtësi, ndaj ka shumë mundësi që ai të përfundojë duke luajtur atje. Ismaeli është shumë i afërt me kulturën arabe dhe për të duket vetëm çështje kohe transferimi aty.

Lojtari ka një kontratë që skadon në vitin 2027 me Milan dhe kushton 35 milionë euro. Megjithatë, surprizat nuk përjashtohen sepse kohët, në futboll, nuk janë kurrë garanci. Klubet arabe kanë burime të mëdha financiare dhe një ofertë për Bennacer mund të arrijë në verë.

Nga ana tjetër, Bennacer ende mund të rritet shumë në Milan dhe ai e di këtë. Ai pret të mësojë edhe emrin e trajnerit të ri para se të vendosë, pasi mund të jetë lideri i ardhshëm i kuqezinjve, ekip me të cilin luan prej vitit 2019 (8 gola në 169 ndeshje).