Titulli i parë, skuadra shqiptare shkruan historinë, festë e madhe në Malin e Zi
Skuadra shqiptare e Deçiçit të Tuzit ka shkruar historinë, pasi shpallet për herë të parë kampione në elitën e futbollit malazez. Djemtë e trajnerit Milorad Pekoviç, siguruan titullin kampion në javën e parafundit, teksa mposhtën Sutjeskan në transfertë me rezultatin 0-1, duke hapur një faqe të re në futbollin malazez.
Deçiç triumfoi me rezultatin 0-1 në sfidën e sotme, duke iu falur golit të Bozoviç në minutën e 35-të. Edhe pse skuadra shqiptare, luajti prej minutën e 39-të, me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Leon Ujkat, ata arritën ta menaxhonin mjaft mirë këtë avantazh, duke vulosur në fund këtë sukses historik dhe mëse të merituar.
(J.S/)