Sun, Nov 24, 2024

Titulli me Interin, Calhanoglu: Ndjesi fantastike, suksesi në derbi një kryevepër

  • PublishedMay 20, 2024

Interi fitoi titullin kampion në Itali, me mesfushorin Hakan Calhanoglu që ishte një nga më të mirët për zikaltërit. Turku, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit, ku është shprehur i lumtur që është pjesë e këtij grupi.

“Të shohësh tifozët tanë të emocionohen kaq shumë dhe është e bukur. Është e vërtetë që e kam pritur këtë “Scudetto” për një kohë të gjatë, është numri 20 dhe është i bukur.”

Momenti më i mirë i sezonit? Fitorja kundër Milanit ishte një dhuratë nga Zoti. Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë fitimi i titullit, kemi punuar shumë, por gjithmonë me pozitivitet. Ne jemi një grup i mrekullueshëm, gjithmonë si një familje. Të gjithë e panë, buzëqeshja nuk mungoi kurrë dhe ishte e rëndësishme për udhëtimin tonë”, – tha ai.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net