“Ai do të bëjë tatuazh buzët e mia, ndërsa unë…” Ilnisa tregon planin romantik me Meritonin
Ilnisa Agolli, gazetarja dhe njëkohësisht ish-banorja e këtij edicioni të “Big Brother VIP 3”, ishte e ftuar në studion e “Wake Up”.
Ajo diskutoi më shumë mbi 5 finalistët e këtij edicioni dhe lojën e tyre, por jo vetëm. Ilnisa nuk la pa përmendur dhe Meritonin, partnerin e saj, për të cilin foli me shumë dashuri dhe superlativa.
Meritoni ka refuzuar që të bëjë një tatuazh brenda BBV3, duke u shprehur se dëshiron që ta bëjnë së bashku kur të dalë ai.
E pyetur nëse do të ndodhë kështu, Ilnisa tha: “Besoj se po. Ai do që të bëjë tatuazh buzët e mia, kurse unë do bëj kafshimin e tij. Ka qenë një ide shumë e bukur. Na erdhi tek Dhoma e Bardhë.”
Duke qenë tek Dhoma e Bardhë, si ka qenë ajo eksperiencë për ty?
“Një përvojë shumë e vështirë. Ka qenë pyetja më e shpeshtë nga miqtë e mi pasi dola. Kur arrita të mund mendimet e mia aty, nuk i trembem asgjëje në botë. Atje punon truri shumë shpejt, e ndien që punon dhe vërshon me një ritëm shumë të shpejtë. Ishte një shkollë e jashtëzakonshme”, tregon gazetarja.
AlbaniaWeb.net