“Mirëmëngjes Shqipëri”, zbulohen emrat e 2 moderatorëve të rinj
Gjatë ditës “Iconstyle” raportoi me burime ekskluzive se emisioni ‘Mirëmëngjes Shqipëri’ në RTSH nuk do të moderohet nga Valbona Mhilli dhe Ermal Qori. Të dy janë pushuar nga puna. (lexo këtu)
Megjithatë duket se shumë shpejt janë gjetur dy emra që do t’i zëvendësojnë në emisionin e mëngjesit. Në një vëzhgim të bërë nga “Iconstyle” në faqen zyrtare të “Mirëmëngjes Shqipëri” vërejmë se në “BIO-n” e kësaj llogarie në Instagram njoftohet se moderatorët e rinj do të jenë Krisa Caushi dhe Mario Merhori.
Bhrime të afërta tona bëjnë gjithaahru me dije se nga RTSH së fundmi janë bërë dhe shumë pushime të tjera, mes tyre edhe dy moderatorët që përmendëm më sipër.
Arsyet e largimit të tyre nga ky program ende nuk dihen, mirëpo duhet t’ju kujtojmë se së fundmi, në rrjet janë bërë virale disa pjesëza nga emisioni i tyre i cili nis që në orën 06:00 të mëngjesit.
Kjo nuk është hera e parë që RTSH me në krye Alfred Pezën kryejnë largime të tilla nga puna, duke zëvendësuar punonjës me shumë eksperiencë me miq e të njohur, duke kthyer qokat personale.
Edhe njëherë vërtetohet korrupsioni brenda institucioneve shtetërore që paguhen me taksat e shqiptarëve!