PSG insiston për Kvarartskhelia-n, por De Laurentiis i vendos një çmim të “frikshëm”
Me Osimhen që ka bërë gati valixhet prej kohësh, Napoli nuk dëshiron të privohet edhe nga Kvarartskhelia, me gjeorgjianin që shihet në qendër të projektit për sezonin e ri. Pavarësisht se kush do të jetë trajneri i ri, De Laurentiis e konsideron të paprekshëm Kvaran, për këtë arsye i ka vendosur një çmim të lartë, 150 milionë euro.
Kjo shifër, sipas Corriere dello Sport, është vendosur pikërisht për të mbajtur larg ekipe si PSG, me francezët që shohin te Kvaratskhelia zëvendësuesin ideal të Kylian Mbappe.
()