Thënie të aktorit Morgan Freeman nga të cilat mund të frymëzoheni
Morgan Freeman (1937) është një aktor, regjisor dhe rrëfimtar amerikan. Ai është shfaqur në një varg zhanresh filmash që portretizojnë role personazhesh dhe është veçanërisht i njohur për zërin e tij të veçantë.
Emri i Freeman lakohet si një ndër më të suksesshmit mes yjeve të Hollywood ndaj ju sjellim disa nga thëniet më me vlerë të tij, nga e cila mund të gjeni frymëzim për të ecur para e mos u dorëzuar kurrë.
gjithmonë.
Ne njerëzit shqetësohemi më shumë për të pasur sesa për të qenë.
Për sa kohë që ndiheni viktimë, jeni një i tillë.
Mënyra më e mirë për të garantuar një humbje është të heqësh dorë.
Nëse zgjoheni dhe dëbora është deri në gju, ju nuk mbusheni me inat. Është thjesht diçka me të cilën duhet të përballeni. Nëse jeni duke përjetuar një situatë, ajo është e vetmja situatë që njihni dhe duhet të merreni me të.
Lutja çliron shpirtin, largon frikën.
Nëse doni të shihni një mrekulli, bëhuni një mrekulli.
Kurrë mos lejoni që krenaria të jetë parimi juaj udhëzues. Lërini arritjet tuaja të flasin për ju.
Kur të keni bërë zgjedhjen tuaj, është providenca që është udhëzuesi juaj. E mirë, e keqe ose indiferente. Fati juaj qëndron në këtë.
Nuk më frikësojnë rolet kryesore. Unë jam më mirë në to. Nuk ndiej presion. Ndihem i lirshëm në raste të tilla. Kjo është ajo që unë kam lindur të bëj.
Sfido veten; është e vetmja rrugë që çon në rritje.
Truku për çdo profesion e bën atë të duket i lehtë.
Gjithë jetën time, aq sa mbaj mend, pashë film për herë të parë kur isha gjashtë vjeç. Dhe që atëherë doja ta bëja atë. Unë doja të isha pjesë e kësaj.
Fuqia më e madhe është mendja e njeriut. Aty erdhi Zoti dhe besimi im në Zot është besimi im në veten time.
Qëndrimi juaj më i mirë është qëndrimi juaj i ardhshëm.
Mos kini frikë nga ajo që dëshironi. Kjo është koha juaj.
E tëra çfarë ju duhet të bëni është të besoni, atëherë do të shihni gjithçka.
Nëse ëndërroni duhet të imagjinoni se do të ndodhë në të vërtetë.