Wed, Nov 27, 2024

“Asat” e Partizanit me Egnatian, Skuka e Rrapaj mbajnë rekordin

  • PublishedMay 23, 2024

Partizani dhe Egnatia, të cilat ndeshen të dielën për të vulosur titullin kampion, janë dy skuadrat që kanë dominuar futbollin tonë në dy sezonet e fundit duke fituar çdo trofe të mundshëm. Betejat mes këtyre ekipeve kanë rezultuar gjithnjë të forta, me Partizanin, që do të tentojë të shfrytëzojë “asat” e vet për të zgjidhur një ndeshje kaq vendimtare, njëjtë siç bëri edhe në finalen e Superkupës.

E në fakt të kuqve nuk u mungojnë aspak lojtarët e të aftë të shënojnë kundër Egnatias edhe kur presioni është në nivele të larta. Që nga viti 2021, kur rrogozhinasit u kthyen në Kategorinë Superiore, lista e golashënuesve të kuq në të tilla ndeshje është e zgjeruar. Nga skuadra aktuale janë plot 5 lojtarë, që i kanë shënuar të paktën një herë rrogozhinasve. Rekordmeni është Xhuliano Skuka, i cili i ka ndëshkuar plot katër herë. Madje golin e parë me fanellën e kuqe dibrani e ka shënuar pikërisht me Egnatian në një fitore të pastër me shifra 0-3.

Në vendin e dytë qëndron një mesfushor. Arinaldo Rrapaj e ka të preferuar skuadrën e Tetovës, sepse i ka shënuar tri herë. Goli më i rëndë i tij daton në fund të vitit të kaluar, kur i dha të kuqve Superkupën. Efikas ka rezultuar edhe Arshonzh Bintsuka, i cili i ka ndëshkuar dy herë rrogozhinasit në këtë sezon në dy ndeshje të mbyllura me shirat 1-1. Tedi Cara dhe Kristian Mba kanë gjetur nga një herë rrugën e rrjetës. Tek Egnatia kërcënojnë me emra si Fernando apo Montenegro, që kanë shënuar në ndeshjet e këtij sezoni.

AlbaniaWeb.net