Në Gjermani e bëjnë të kryer, Bayern Munich gjen pasuesin e Tuchel në Angli
Si rrallë herë, Bayern Munich u refuzua nga të paktën katër trajnerë, nga Alonso te Nagelsmann etj, por dilema se kush do të jetë pasuesi i Thomas Tuchel është drejt fundit, pritet të bëhet zyrtare në ditët në vijim.
Sipas Sky Sport DE: Vincest Kompany do të jetë trajneri i ri i Bayern Munich.
Klubi gjerman po negocion këto ditë me klubin e Burnley për të gjetur një akord, për të lënë të lirë Kompany pasi trajneri belg ka një kontratë me klubin anglez deri në 2028. Vetë trajneri ka dhënë pëlqimin e tij për të marrë stolin e Bayern, por klubi gjerman është i detyruar të paguajë për të siguruar shërbimet e Kompany.
Gjithnjë sipas Sky Sport, drejtuesit e Bayern përfunduar te ky opsion pasi përcaktues ka qenë gjuha dhe njohja e ambientit. Kompany flet mirë gjermanisht, e njeh edhe Bundesligës, pasi më herët, gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Hamburg.
()