Mon, Nov 25, 2024

“Ne sot abstenuam, nuk e votuam rezolutën”, Tabaku pas Konferencës së Kryetarëve: Parlamenti sot s’ka nevojë të miratojë copa letre që dihet se ça fundi kanë

  • PublishedMay 23, 2024

Deputetja demokrate Jorida Tabku tha se opozita nuk votoi pro projekt rezolutës së propozuar nga Partia Socialiste, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Ajo u shpreh se Parlamenti nuk ka nevojë për një rezolutë dhe të miratojë copa letre, që sipas Tabakut dihet se çfarë fundi kanë.

Tabaku: Deri më sot qeveria nuk e ka bërë këtë gjë. Ky është elementi i parë. Së dyti, janë dhe një pjesë e funksionit të kryetarëve që mazhoranca nuk mund t’i bëjë dot. Parlamenti sot nuk ka nevojë për një rezolutë dhe të miratojë copa letre që dihet se ça fundi kanë. Ça e pengonte mazhorancën qe deri atëherë t’i votonte? Ça e pengonte mazhorancën? Ne akoma jemi duke diskutuar për projektrezolutën, ndërsa për sa i përket komisionit nuk kemi akoma një qartësi.

Janë një sërë elementesh që lidhen me punën  e Këshillit të Integrimit. Në rezolutën e Partisë Socialiste thuhet që reformat janë të pakthyeshme. Opozita është e tillë dhe për këtë është votuar, prandaj nuk e bën dot mazhoranca.

Ne sot abstenuam nuk e votuam rezolutën dhe në mbledhjen e radhës të ditës së hënë do të diskutohet. Keto ishin ato që unë ngrita dhe në mungesë të një debati. Kjo kërkon vullnet politik që ka qenë i vonuar nga mazhoranca.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi propozoi datën 27 maj 2024 për çuarjen në seancë në Kuvend të draft-rezolutës për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.


AlbaniaWeb.net