VIDEO/ E rëndë në Meksikë! Shembet skena gjatë një tubimi politik, pesë të vdekur dhe 50 të palgosur
Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 50 të tjerë janë plagosur në qytetin verior të Meksikës, Nuevo Leon, pasi një skenë u shemb gjatë një tubimi politik që kishte organizuar Partia Lëvizja Qyetare në Meksikës.
Kandidati presidencial i partisë, Jorge Alvarez Magínez, tha në mediat sociale se një erë e fuqishme shkaktoi shembjen e skenës të mërkurën në qytetin e San Pedro Garza Garcia, një enklavë e pasur pranë qendrës industriale të Monterrey-t.
Alvarez tha se ai ishte “mirë” pasi u dërgua në një spital lokal, por anëtarët e ekipit të tij u plagosën. Ai u shpreh se pas mjekimit në spital po rikthehej sërish në vendin e incidentit.
BREAKING: Stage collapses during political rally in northeast Mexico. At least 4 dead, many injured pic.twitter.com/9Aik66gdyv
— BNO News (@BNONews) May 23, 2024
AlbaniaWeb.net