FOTOT/ Berisha në arrest shtëpie pas kallëzimit të Taulant Ballës, ministri dhe Balluku bisedojnë pak metra larg Argita Malltezit
Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie pas një vendimi të GJKKO-së që u vu në lëvizje nga një denoncim i Taulant Ballës.
Nëse vendimi i Gjykatës do të qëndrojë në fuqi edhe për një muaj, Berisha humbet mandatin e deputetit.
Vajza e tij, Argita Malltezi doli sot në një konferencë për shtyp së bashku me avokatët e ish kryeministrit për të akuzuar SPAK-un dhe GJKKO-në si vegla të kryeministrit Rama që po përdoren për të mbajtur në arrest shtëpie liderin e opozitës.
LSA ka kapur disa momente kur në një nga hotelet e Tiranës, Argita Malltezi futet në makinë në përfundim të konferencës për shtyp dhe pak metra larg saj janë duke biseduar zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.
AlbaniaWeb.net