Fri, Nov 29, 2024

Franceska zbulon ‘sherrin’ me Eglën gjatë ditëlindjes së Meritonit:I kërkova llogari

  • PublishedMay 24, 2024

Ish-banorja e ‘BBV’, Françeska Murati, po ashtu u bë pjesë e shtëpisë mbrëmjen e kaluar.

Teksa ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, ish-banorja tregoi më shumë për takimin me finalistët. Ajo preku edhe çështjen e fustanit që i ka premtuar Egla Cenos për finalen e madhe të “Big Brother VIP3”. Ajo u shpreh se në fakt i ka dërguar një kostum, por që aktorja e njohur e ka kthyer mbrapsht.

“Në fakt i kam dërguar një kostum por Egla e ka kthyer mbrapsht. Edhe mbrëmë që isha për ditëlindjen e Meritonin bëra ‘sherr’, i kërkova llogari. Por pasi të mbaroj këtu do kërkoj për fustanin e Eglës. Kam dy versione, se më tregoi se çfarë dëshironte”.

Kujtojmë se mbrëmë Françeska së bashku me disa ish- banorë kanë hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të surprizuar Meriton Mjekiqin me rastin e ditëlindjes.