“Futi ujë” në mbrojtje, Bayern “peshkon” në Angli, kërkon yllin e Man.City
Bayern Munich mbylli një sezon pa trofe për herë të parë pas 12 vitesh. Drejtuesit e klubit janë të bindur se duhet të ndërhyjnë në merkato për të përforcuar grupin aktual. Gjatë këtij sezoni, Bayern shfaqi probleme mbi të gjitha në qendër të mbrojtjes, për këtë arsye kërkon një blerje top për të stabilizuar më në fund këtë repart.
Sipas mediave angleze, Bayern ka shfaqur interesim për John Stons, lojtarin e Man.City. Qendërmbrojtësi e kaloi pjesën e parë të sezonit në infermieri, ndërsa kur u rikthye Guardiola e aktivizoi në 27 ndeshje në total.
Nuk është e lehtë t’i rrëmbesh Guardiolës një nga pinjollët e tij, por ndjesitë janë që kjo marrëveshje mund të arrihet, gjithnjë nëse Bayern paraqet ofertën e duhur financiare, për klubin dhe për lojtarin.
()