Karriera në rrezik, Paqueta nën akuzë për trukim ndeshjesh, 3 kartonë të verdhë “djegin” brazilianin
Nga një premtim i madh, një lojtar që pritej të transferohej te Man.City, Paqueta e sheh veten në bankën e të akuzuarve, me Federatën Angleze që ka hapur zyrtarisht një hetim për trukim ndeshjesh, për influencë në baste sportive. Pas nëntë muajsh hetim, Federata Angleze ka dalë me një komunikatë zyrtare ku akuzon Paqueta-n për tre kartonë të verdhë që ka marrë, qëllimisht.
Në këto kushte, nëse vërtetohet, fantazisti brazilian rrezikon deri në 10 vite pezullim, praktikisht do t’i jepte fund karrierës së tij. Ndërkohë, vetë lojtari, me anë të një reagimi, u shfaq i befasuar që Federata Angleze ka vendosur ta akuzojë, në një kohë kur për nëntë muaj ka bashkëpunuar për të zbardhur këtë çështje.
()