“Ku është djali, nuk është gjallë ai”/ Nëna e traumatizuar kërkon të birin pas aksidentit, humb ndjenjat! I biri ngiste makinën me 160 km/h në Lushnjë
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Konjac.
Raportohet se një mjet tip “Ford” ka dalë nga rruga, duke përfunduar në afërsi të banesave. Mjeti është në pronësi të një personi me mbiemrin Ibraliu.
Por fillimisht Fabjol Ibraliu është përplasur me makinat e tjera që ndesheshin në anë të rrugës.
Gazetari i AlbaniaWeb.net, Bledar Korrshi, raportoi mbrëmjen e djeshme se forcat e kërkimeve mbërritën në vendngjarje për të gjetur drejtuesin e mjetit, i cili nuk dihet se ku është dhe as mëngjesin e sotmën nuk ka asnjë shenjë prej tij.
Në një video të siguruar nga AlbaniaWeb.net shihet nëna e drejtuesit të mjetit të zhdukur, i cili kërkon të birin dhe pyet ku është i biri. Mes të bërtiturave dhe ulërimave ajo thotë se djali i saj ka vdekur. Një punojës përpiqet ta qetësojë, ku i thotë se i biri nuk është në makinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga trauma e pësuar nëna ku humbur dhe ndjenjat.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ka dërguar babin në punë dhe më pas është nisur drejt punës së tij.
Në pamjet e siguruara shihet se makina ka dëme të shumta dhe se ai ka qenë me një shpejtësi prej 160k/h.
AlbaniaWeb.net