ZYRTARE/ Stefano Pioli largohet nga Milan, klubi njofton “divorcin” pas 5 vitesh
“AC Milan dhe Stefano Pioli njoftojnë se do të ndërpresin bashkëpunimin ndërmjet tyre në përfundim të këtij sezoni duke i dhënë fund në këtë mënyrë raportit të nisur në tetor të 2019”.
Përflitej prej kohësh, por tashmë është zyrtare: Stefano Pioli nuk është më trajner i Milan, me klubin kuqezi që doli me një komunikatë zyrtare këtë të premte:
“Milan falënderon Piolin dhe stafin e tij për punën e bërë në krye të ekipit të parë në këto 5 vite, ku arriti të fitojë edhe një titull kampion në Serie A”, lexohet ndër të tjera në njoftimin e klubit kuqezi.
()