FORMULA 1/ Çmimi i madh, Leclerc “mbretëron” në Monaco
Charles Leclerc i Ferrarit fitoi “Çmimin e Madh të Monakos”, duke dhuruar spektakël ditën e sotme. Leclerc ia doli të lërë mbrapa të gjithë rivalët, në një pasdite që duket se ishte e destinuar të ishte e suksesshme. Në vendin e dytë u rendit Piastri, ndërsa top-3 plotësohet nga Sainz. Podiumi i dyfishtë i Ferrarit do të thotë se ata janë vetëm 24 pikë prapa Red Bull, në renditjen pas tetë raundesh.
Vendi i katërt i takon Norris, ndërsa i pesti është Russell. Verstappen poziciohohet i gjashti, ndërsa Hamilton i shtati.
(J.S/)