FOTO/ Egnatia në Champions i bën nder Ballkanit, ja cilët janë rivalët e skuadrës rrogozhinase në short
Egnatia ka fituar sot titullin kampion të Superiores dhe në edicionin e ardhshëm do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve. Një arritje e jashtëzakonshme për skuadrën rrogozhinase, e cila merr pjesë vetëm për herë të dytë në historinë e saj në kompeticionet ndërkombëtare.
Meqë skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ka një koeficient të ulët, ajo do të shkojë përsëri t në vazon e skuadrave të dobëta dhe një vend në vazon e skuadrave të forta i është lënë pikërisht skuadrës së Ballkanit. Kjo e fundit do të shkonte në vazon e ekipeve të dobëta nëse Partizani, me një koeficient më të lartë, do të fitonte titullin.
Për ekipin kampion të Superiores kësisoj mund të ketë kundërshtarë të vështirë në shortin e e turit të parë si Ferencvarosh, Karabak, Sllovan Bratislava, Ludogorets e Steaua.