Wed, Nov 27, 2024

“Korrupsioni i lartë shtetëror po fundoste Shqipërinë”, Ngjela: Kur reforma ne drejtësi të përfundojë…

  • PublishedMay 26, 2024

Krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, edhe Britania e Madhe u angazhua që, krahas financimit të autostradës Durrës – Prishtinë, ajo do t’i japë Shqipërisë edhe ndihmesë financiare për vijimin e reformës në drejtësi, duke trajnuar gjyqtarë e prokurorë.

Prandaj…

Zhvillimi integral i Shqipërisë tashmë ka filluar.

Sepse…

Kjo që shohim është një gjë e domosdoshme që tregon se Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania po e vijojnë me vendosmëri reformën në drejtësi, sepse tani është e njohur që Shqipëria duhet të shpëtojë nga korrupsioni i lartë shtetëror i cili kërkonte të fundoste Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe nga krimi i organizuar i ndihmuat edhe ky nga bashkëpunimi i tij me korrupsionin e lartë shtetëror..

Në këtë kohë historike gjithçka po shkon në favor të Shqipërisë. Dhe koha po i ndihmon shqiptarët që tani, ata, të dalë nga kthetrat e fatkeqësisë historike, po shkojnë drejt zhvillimit modern, kudo, në të gjitha fushat.

Por Reforma në Drejtësi, e përfunduar plotësisht, do të jetë suksesi ynë historik për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Sepse aty e kemi pasur vendin prej shekujsh.  Jemi nga popujt më të vjetër në Evropë, dhe autoktonë të palëkundur në trojet tona.

 


AlbaniaWeb.net