Mon, Nov 25, 2024

Egnatia, një përrallë e bukur, mbyll sezonin me “dopietë”, arkëton shifra rekord

  • PublishedMay 27, 2024

Pas Kupës, erdhi dhe titulli, me Egnatian që i bëri një mbyllje fantastike këtij edicioni duke festuar me “dopietën” e famshme. Ky ishte një titull unik, i pari në histori për një klub të vogël si Egnatia, por futbolli prandaj është një sport i magjishëm pasi jo gjithnjë feston ekipi më i madh, ekipi me më shumë traditë. Pas dominuan totalisht kampionatin, ku morën kryesimin që në javën e katërt për të mos e lëshuar më, duke mbyllur sezonin e rregull në krye, Egnatia mposhti në finalen e madhe Partizanin duke bërë për vetë titullin kampion. Ky ishte një fund i lumtur, një ëndërr e bërë realitet.

Egnatia
Egnatia

Ekipi i Tetovës festoi në kryeqytet, në tempullin e futbollit, në “Air Albania”, ku afro 10 mijë tifozë krijuan një atmosferë pozitive. Si një finale, kjo ishte një ndeshje ku u vendos nga detajet, ai që bëri diferencën ishte pikërisht goli i Ibrahimoglu.

442414273 854936033335572 571248711301555098 N
442414273 854936033335572 571248711301555098 N

Me fanellën e Dwamena-s kudo, Egnatia i bëri një mbyllje të shkëlqyer këtij sezoni, por tani dëshirojnë të kalojnë në një tjetër nivel, pasi do të luajnë në Champions League. Jo vetëm fituan dy trofe, por Egnatia siguroi dhe një shumë marramendëse nga ky sezon.

442412172 854936040002238 2255612463268217507 N
442412172 854936040002238 2255612463268217507 N

250 mijë euro arkëtuan vetëm nga FSHF si shpërblim për triumfet këtë sezon, ndërsa afro 1 milionë euro përfitojnë nga pjesëmarrja në Evropë, edhe sikur të mos kalojnë asnjë turn. Minimumi 1,2 milionë euro janë një shifër e konsiderueshme për të mbajtur ekipin në nivele të larta.

()

AlbaniaWeb.net