Rezoluta anti-korrupsion/ Zbulohet pakti i Rithemelimit me PS-në, votë abstenuese për draftin, por deputetët e pakicës do marrin pjesë në Komisionin e Posaçëm
Pas më shumë se 4 orësh debat, Kuvendi do të votojë projektrezolutën e propozuar nga Partia Socialiste “për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.
Opozita ka paralajmëruar se do të abstenojë në këtë pikë të rendit të ditës duke deklaruar se ka vendosur që të largohet nga salla në momentin e votimit.
Por burimet i thanë AlbaniaWeb.net se vota abstenim ditën e sotme nuk do të thotë që opozita do jetë bojkotuese në këtë proces që nis me ngritjen e një komisioni parlamentar për zbatimin e rezolutës.
Mësohet se pakti i Rithemelimit me PS-në është që deputetët e pakicës të jenë të angazhuar në komisionin parlamentar, pavarësisht se siç thanë edhe sot në seancë parlamentare, rezoluta nuk ka asnjë vlerë kur vjen si propozim i socialistëve.
AlbaniaWeb.net