“S’ka të drejtë të bëjë kërkesë”, debate të forta në mbledhjen e KLP për mandatin e Ballës, Seiti përplaset me Stojanin: Pse ky nxitim? Pse doni ta rrëzoni tjetrin?
Me debate të forta është shoqëruar mbledhja e sotme e KLP ku do të vendoset për mandatin e Alfred Ballës, pas vendimit të KPA për ta përjashtuar nga sistemi për 15 vite.
Anëtarja e KLP Nurihan Seiti është përplasur me kolegun Sokol Stojani duke i thënë se Balla duhej të ishte i pranishëm, sikurse dhe kishte kërkuar me shkrim.
Pjesë nga debati:
Seiti: Çfarë është ky nxitim, pse doni ta shtyni tjetrin dhe ta rrëzoni në këtë mënyrë?
Stojani: Nuk ka asnjë të drejtë që Balla të bëjë asnjë kërkesë
Seiti: Po pse po mblidhemi pra? Ka bërë gabim që ka ikur, të vinte këtu të drejtonte… zoti Stojani çfarë ka kaq për të nxituar?
AlbaniaWeb.net