Sun, Nov 24, 2024

Trafikonin armë nga Kosova drejt Shqipërisë, Gjykata lë në burg katër të arrestuarit

  • PublishedMay 27, 2024

Blerim Krasniqi 28 vjeç, Benjami Shala 20 vjeç, Edonis Thaçi 25 vjeç, Muhamed Krasniqi 20 vjeç. janë lënë në arrest me burg, pasi trafikonin armë nga Kosova drejt Shqipërisë,

VENDOSI:

1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit B.K.
2. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim B.K atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
3. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit M.K.
4. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim M.K atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
5. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit E.Th.
6. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim E.Th atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
7. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit B.SH.
8. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim B.SH atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
9. Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
10. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem Tiranë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e njoftimit të këtij vendimi.
U shpall në Tiranë sot më datë 27.05.2024.

SEKRETARE GJYQTARE
SARA QOSELLARI ARMELA HASANTARI


AlbaniaWeb.net