Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, gazetarja zbulon detajet: Kundërshtarët e tij planifikuan katër herë për ta vrarë, por…
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin kriminal që organizoi atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti i vdekur shoferi i tij Andi Maloku.
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin kriminal që organizoi atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti i vdekur shoferi i tij Andi Maloku.
Gazetarja Anila Hoxha duke folur për Top News, u shpreh se ndaj Ndoj u planifikuar kater tentativa për ta vrarë.
“Të gjithë të dyshuarit kanë tentuar edhe përpara se të finalizonin atentatin në autostradën Tiranë Durrës, ku ngeli i vrarë Andi Maloku, edhe 4 raste të tjera për të vrarë prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja.
Njëri prej këtyre episodeve ka ndodhur përpara atentatit të 2019-ës, ku rezulton nga komunikimet me persona të tjerë të shpallur ende në kërkim dhe ende të pagjetur nga policia se, ata e kanë gjurmuar prokurorin Arjan Ndoja në zonën e Shëngjinit, e madje ka ndarë edhe role të caktuara se ku duhet ta vrisnin atë dhe kush duhet ta qëllonte”, shprehet Anila Hoxha.
AlbaniaWeb.net