Tue, Nov 26, 2024

Plagoset me thikë 16-vjeçari në Sarandë! U përfshi në konflikt me…

  • PublishedMay 28, 2024

Një 16 vjeçar nga Saranda është paraqitur në urgjencën e spitalit të qytetit me dy plagë të shkaktuara nga një mjet prerës e dyshuar si thikë.

I mituri me inicilaet P. L  ka një plagë në gjoks dhe një dorë dhe është duke marrë ndihmën e parë në spitalin e Sarandës.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në lagjen nr.2. të Sarandës pas një konflikti me persona të njohur prej tij.

Policia ndodhet në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e ngjarjes, ndërsa autori ende nuk është identifikuar.


AlbaniaWeb.net