“Shijojnë më shumë gjuetinë”/ Lori Hoxha reagon pas “After Party” të “BBV”
Lori Hoxha ka reaguar për herë të parë pas festës që u zhvillua një natë më parë me banorët e “Big Brother Vip Albania 3”. Producentja e “BBV” shkruan se festat që realizohen për show të tilla vlejnë për të gjithë, edhe për ata që duan dhe shijojnë më shumë “gjuetinë”.
“Jam e rrethuar nga njerëz që e duan dhe shijojnë më shumë gjuetinë se sa gostinë, duke bërë që rezultati të jetë akoma më i mirë dhe festa në fund të vlejë vërtetë për të gjithë”- shkruan ajo.
Kujtojmë se festa e mbrëmjes së kaluar mblodhi ish-banorët së bashku, mirëpo u vu re edhe munges e Romeo Veshajt, i cili mesa duket ka pasur hatërmbetjet e tij me produksionin.