Sun, Nov 24, 2024

Spanja nuk ndryshon qëndrim: Situata e Palestinës ndryshon prej asaj të Kosovës

  • PublishedMay 28, 2024

Spanja i ka thënë të martën Radios Evropa e Lirë se situata e Kosovës me shtetin palestinez është krejtësisht ndryshe, teksa ka përsëritur se nuk ka ndryshuar qëndrim për shtetësinë e Kosovës.

Spanja është një prej pesë vendeve të Bashkimit Evropian – bashkë me Qipron, Greqinë Sllovakinë dhe Rumaninë – që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008.


AlbaniaWeb.net