Tue, Nov 26, 2024

Albano dhe Baby G në shtëpinë e fakirit, ja çfarë vendimi ka marrë Agai për ata

  • PublishedMay 29, 2024

Albano Bogdo dhe Baby G, që prej spektaklit të shkuar janë dërguar prej Agait në shtëpinë e fakirit. Ky vendim erdhi pasi dy femerët kishin thyer disa rregulla të tilla si fikje të mikrofonit dhe herë pas here janë dëgjuar të flasin anglisht, gjë e cila është e ndaluar në këtë format.

Sakaq, Agai ka marrë një vendim ditën e sotme për dyshen në fjalë. Dënimi i tyre ka mbaruar për shkak se gjatë këtyre ditëve, ata kanë respektuar rregullat e vendosura.

Agai ka vlerësuar përpjekjet tuaja për të thelluar njohuritë tuaja në gjuhën shqipe, leksionet e Albanos dhe përkushtimin e Gordanës. Agai ka vensour që Albano dhe Gordana të bashkohen sot me pjesën tjetër të fermerëve. Dënimi juaj mbaroi, por kujdes nga përsëritja e gabimeve. Siç do të thoshit edhe ju të dy, welcome back, Agai”, thuhej në zarfin e lexuar nga aktori Florian Agalliu.