Dafina Zeqiri dhe Yll Limani bëjnë paralajmërimin për nesër!
Dyshja e suksesshme dhe shumë e dashur për publikun, Dafina Zeqiri dhe Ylli Limani, janë bërë përsëri bashkë për një duet të radhës.
Dyshimet janë ngritur para pak kohësh teksa të dy artistët publikuan në llogaritë personale të Instagram-it, dy foto të ndryshme me mbishkrimin “Jom ka du me t’pa”.
Sakaq, dyshja ka publikuar ditën e sotme një imazh nga klipi i këngës teksa kanë bërë me dije se pasditen e nesërme, në orën 18:00 do të publikohet projekti i tyre muzikor më i ri, që me siguri do të kthehet në hit!
Rikujtojmë që Ylli dhe Dafina janë bërë bashkë dhe më herët, ku kanë publikuar dy projekte muzikore mjaft të pëlqyera për publikun shqiptar.