Identifikohet një prej agresorëve që dhunuan avokatin e Berishës/ Zbulohet çfarë kapën kamerat e sigurisë, tre autorët u larguan me…
Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi këtë të mërkurë në Tiranë.
Sipas gazetares së AlbaniaWeb.net, Dorjana Bezat, kamerat e sigurisë kanë kapur 3 persona, të cilët pas ngjarjes janë larguar me një makinë.
Policia falë këtyre pamjeve ka mundur të identifikojë një prej agresorve si dhe mjetin e përdorur.
Po punohet për identifikimin e dy të tjerëve
Momentalisht po bëhen kontrolle në Tiranë me qellim vënien e të identifikuarve në pranga.
AlbaniaWeb.net