Këngëtari i njohur shqiptar së shpejti do të bëhet baba për herë të dytë
Roland Hysi, i njohur për publikun si Landi i “West Side Family”, së bashku me partneren e tij janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari, i cili ka ndarë në rrjete sociale dy imazhe të familjes së tij dhe bashkëshortes e cila duket kaq bukur me barkun e rrumbullakosur.
Krahas postimit nuk munguan as urimet nga miqtë dhe ndjekësit e tij të cilët janë të shumtë në numër.
Rikujtojmë që Rolandi është baba i një djali i cili erdhi në jetë 3 vite më parë.