Wed, Nov 27, 2024

Massimo Moratti kthehet në krye të Interit? Ish-presidenti: Nuk e përjashtoj si opsion, por…

  • PublishedMay 29, 2024

Ish-presidenti i Interit nuk ka hedhur poshtë mundësinë për të blerë sërish skuadrën italiane të futbollit.

Ai nuk ka hedhur poshtë vështirësitë për ta rimarë ekipin, por shtoi se nuk e përjashton si mundësi.

 “A do ta shohim përsëri Morattis në Inter? Nuk e shoh të lehtë. Por nuk e përjashtoj. Ndoshta…”, tha ai në një intervistë për të përjavshmen “Oggi”.

“Gruaja ime më pyet çdo mbrëmje nëse unë kam blerë Interin dhe unë duhet të gjej gjithmonë një justifikim të ri për të justifikuar veten”, vijoi më tej ai.

Ndër të tjera Moratti u shpreh se blerja e Interit është një angazhim shumë i madh.

“Blerja e Interit është një angazhim mjaft i madh. Djemtë tanë Mao dhe Giovanni janë tifozë të mëdhenj. Dhe gjithashtu Carlotta, e cila udhëton nëpër botë si presidente e Kampusit të Interit… Për ne është ende një përvojë shumë e fundit”, tha ish-presidenti ekipit.

Në të njëjtën intervistë, presidenti më i suksesshëm në historinë e Interit (16 trofe) ftoh pak entuziazmin e kuptueshëm të Nerazzurrëve:

“Të blesh Interin dhe ta mbash lart ka kosto shumë të larta. Një sipërmarrës i vetëm sot nuk mund ta bëjë këtë. Real Madridi është gjithashtu plot me borxhe… Presidenti-tifoz është më i vështirë sot në klube me kosto më të ulëta”.


AlbaniaWeb.net