Miqësoret dhe më pas Europiani, kombëtarja stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”, situata
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka thirrur lojtarët e kombëtarës në “Shtëpinë e Futbollit”, për të parë kështu situatën e tyre në këtë fund muaji. Grupi aktualisht nuk është i plotë, të gjithë futbollistët do të jenë gati shumë shpejt, për të nisur përgatitjet për miqësoret e fillim qershorit, përkatësisht ndaj Liechtenstein dhe Azerbajxhan.
Siç shihet në imazhet e publikuara nga FSHF, atmosfera duket mjaft pozitive, në prag të premierës së Europianit, aty ku Shqipëria do kërkojë të lërë gjurmë, pavarësisht se përballë në grup do jenë rivalë të kalibrit të Spanjës, Italisë dhe Kroacisë.
(J.S/)