LAJM I FUNDIT/ Fshehu pagesat për avokatin “që i mbylli gojën” aktores pornografike, gjykata shpall fajtor Donald Trump
Donald Trump është shpallur fajtor për të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj tij, plot 34.
Sipas CNN, Trump falsifikoi të dhënat për të fshehur rimbursimet për ish-avokatin e tij Michael Cohen, i cili i pati paguar aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels 130 mijë dollarë në javët e fundit të fushatës elektorale të vitit 2016, që ajo të mos bënte publike pretendimet e saj për një marrëdhënie seksuale me zotin Trump të një dekade më parë.
Gjyqtari Juan Merchan caktoI një seancë dëgjimore për 11 korrik.
Ish-presidenti dhe njëkohësisht kandidati i pritshëm për president i Partisë Republikane ka deklaruar pafajësinë, ka mohuar të ketë patur marrëdhënie seksuale me zonjën Daniels dhe thotë se pagesat për zotin Cohen u evidentuan siç duhet në regjistrat e kompanisë, si shpenzime ligjore.
VIJON…
AlbaniaWeb.net